Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit. Në sallë të pranishëm janë 118 deputetë. Pas betimit të deputetëve nga legjislatura e 10-të me radhë, të njëjtit votuan për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare të Kosovës. “Ju uroj secilit që jeni…

Lajme

11/02/2026 18:13

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm janë 118 deputetë.

Pas betimit të deputetëve nga legjislatura e 10-të me radhë, të njëjtit votuan për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryekuvendare të Kosovës.

“Ju uroj secilit që jeni zgjedhur nga ana e popullit të Kosovës dhe uroj që në këtë Kuvend të veprojmë gjithmonë në frymën e bashkëpunimit e t’i marrim vendimet më të mira për qytetarët e Republikës sonë. Grupi Parlamentar i VV-së e propozon deputeten Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës”,deklaroi Konjufca.

Pas hedhjes në votim, Albulena Haxhiu ka arritur që të marrë 66 vota për, kundër 44 dhe 8 kanë abstenuar.

Kësisoj Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Për zgjedhjen e Haxhiut nuk votuan as nga LDK dhe as nga PDK dhe as nga AAK disa nga deputetët abstenuan dhe disa votuan kundër./Lajmi.net/