Aliu: Nga nesër deri më 16 shkurt, në të gjitha shkollat e Ferizajt ligjërohet për UÇK-në

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim aliu ka njoftuar se që nga nesër e deri më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e Ferizajt, ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ai ka thënë se kjo tashmë është bërë tradicionale në Komunën e Ferizajt, ku ora e parë mësimore i kushtohet rrugëtimit…

Lajme

11/02/2026 14:44

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim aliu ka njoftuar se që nga nesër e deri më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e Ferizajt, ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ai ka thënë se kjo tashmë është bërë tradicionale në Komunën e Ferizajt, ku ora e parë mësimore i kushtohet rrugëtimit tonë popullor drejt lirisë, historisë, sakrificës, lavdisë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – krenarisë kombëtare e emblemë lavdiplote e lirisë së Kosovës.

“Për historinë tonë krenare e të lavdishme, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për amanetin e Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, për sakrificën ndër breza për lirinë, pavarësinë e Republikën, kujtojmë me krenari të kaluarën e bashkë ndërtojmë të ardhmen”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: