Familja Shala hap dyert për vizita e nderime, pas lirimit me kusht të Haxhi Shalës nga Haga

Gjykata Speciale në Hagë, e ka liruar me kusht dje Haxhi Shalën. Ai është kthyer dje në vendlindje, ndërsa nga sot, djali i tij Flakron Shala ka njoftuar se i mirëpresin për vizita e nderime familjarët, miqtë dhe dashamirët. “Të nderuar, me rastin e lirimit të babait tim, Haxhi Shala, nga Haga, nga sot ju…

Lajme

11/02/2026 13:54

Gjykata Speciale në Hagë, e ka liruar me kusht dje Haxhi Shalën.

Ai është kthyer dje në vendlindje, ndërsa nga sot, djali i tij Flakron Shala ka njoftuar se i mirëpresin për vizita e nderime familjarët, miqtë dhe dashamirët.

“Të nderuar, me rastin e lirimit të babait tim, Haxhi Shala, nga Haga, nga sot ju mirëpresim për vizitë e nderime familjarët, miqtë dhe dashamirët në odën e babagjyshit, në Banjë të Malishevës”, ka shkruar Shala. /Lajmi.net/