Më 16 shkurt, në shkollat e kryeqytetit orën e parë flitet për UÇK-në
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në kryeqytet, në orën e parë mësimore më datë 16 shkurt do të flitet për UÇK-në. Ai ka thënë se ky vendim është bërë për të nderuar UÇK-në, shkruan lajmi.net. “Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në kryeqytet, në orën e parë mësimore më datë 16 shkurt do të flitet për UÇK-në.
Ai ka thënë se ky vendim është bërë për të nderuar UÇK-në, shkruan lajmi.net.
“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: