“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet
Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, ka dalë në mbështetje të protestës për drejtësi dhe nderimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Plisat”, përmes një njoftimi, i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dielën, më 17 shkurt, në ora 14:00 të marrin pjesë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për ushtarët…
Lajme
Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, ka dalë në mbështetje të protestës për drejtësi dhe nderimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Plisat”, përmes një njoftimi, i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dielën, më 17 shkurt, në ora 14:00 të marrin pjesë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për ushtarët e UÇK-së që aktualisht po mbahen në Hagë.
“Më 17 shkurt, dalim në Sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata që luftuan për lirinë tonë sot po përballen me padrejtësi, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara. Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë sonë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri. Protesta do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë më 17 shkurt në ora 14:00. Drejtësia nuk negociohet”, thuhet në njoftimin e ‘Plisave’.