Policia gjen granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:20, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale. Policia pas kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për…

Lajme

11/02/2026 09:58

Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:20, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale.

Policia pas kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar,  në numrin 192”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: