Fillon intervistimi i personave përgjegjës në procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se sot do të vazhdoj intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë, shkruan lajmi.net. “Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore…

Lajme

11/02/2026 09:31

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se sot do të vazhdoj intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë, shkruan lajmi.net.

“Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/