Dy vjedhje të rënda në Mitrovicë, hajnat morën kabllo elektrike
Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur brenda dy ditëve në Mitrovicë. Më 9 shkurt, në një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Policia po e heton rastin. “Mitrovicë / 09.02.2026 – 3:47. Është raportuar se nga një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin…
Lajme
Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur brenda dy ditëve në Mitrovicë.
Më 9 shkurt, në një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Policia po e heton rastin.
“Mitrovicë / 09.02.2026 – 3:47. Është raportuar se nga një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.
Dje, persona të dyshuar kanë dëmtuar një trafo të rrymës dhe kanë vjedhur disa kabllo të rrymës.
“Mitrovicë / 10.02.2026 – NN. Është raportuar se persona të dyshuar kanë dëmtuar një trafo të rrymës dhe kanë vjedhur disa kabllo të rrymës. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/