Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli para gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Para gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se…

Lajme

11/02/2026 08:22

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.