Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren

Një tërmet me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në Kosovë. Epiqendra e këtij termeti ishte në Prevallë, apo 23 km në lindje të Prizrenit. Ky termet ka shkaktuar dëme materiale në një market në Prizren. Pamjet i ka publikuar një qytetar ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të…

Lajme

10/02/2026 23:10

Një tërmet me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në Kosovë.

Epiqendra e këtij termeti ishte në Prevallë, apo 23 km në lindje të Prizrenit.

Ky termet ka shkaktuar dëme materiale në një market në Prizren.

Pamjet i ka publikuar një qytetar ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente.

“Tërmeti është një shenjë e fuqisë së Allahut dhe një kujtesë për njeriun që të kthehet te Zoti. Në këto çaste, kërkohet durim, lutje dhe solidaritet, sepse çdo sprovë ka urtësi dhe çdo vështirësi kalon me besim”, ka shkruar ai.

Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet eventuale materiale të shkaktuara nga lëkundjet.