Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në vlerë mbi 24 mijë euro gjatë një kontrolli doganor të zhvilluar në rajonin e Ferizajt. Kontrolli është realizuar më 9 shkurt 2026 ndaj një subjekti afarist, bazuar në informacione operative dhe në kuadër të mbikëqyrjes së rregullt të tregut. Gjatë verifikimit të depos së biznesit, zyrtarët…

Lajme

10/02/2026 19:11

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në vlerë mbi 24 mijë euro gjatë një kontrolli doganor të zhvilluar në rajonin e Ferizajt.

Kontrolli është realizuar më 9 shkurt 2026 ndaj një subjekti afarist, bazuar në informacione operative dhe në kuadër të mbikëqyrjes së rregullt të tregut. Gjatë verifikimit të depos së biznesit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar parregullsi në stokun e mbathjeve sportive të destinuara për treg, transmeton lajmi.net.

Sipas Doganës, janë identifikuar dhe sekuestruar gjithsej 1,920 palë mbathje sportive me markën NIKE dhe 330 palë me markën ADIDAS, për të cilat dyshohej se ishin futur në vend përmes kontrabandës.

Përfaqësuesi i subjektit ka pranuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe ka dhënë pëlqimin që ato të asgjësohen në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Malli i konfiskuar është transportuar nën masa sigurie në objektet doganore, ndërsa vlera e përgjithshme e tij vlerësohet në 24,300 euro. Po ashtu, shmangiet nga detyrimet doganore llogariten në mbi 7,200 euro.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara për të parandaluar kontrabandën dhe futjen në treg të produkteve të falsifikuara./lajmi.net/