​Kosova përballet me Sllovakinë për EuroBasket 2029

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë thirrje për tifozët që të jenë pjesë e ndeshjes së dytë parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029. Takimi zhvillohet më 27 shkurt 2026, në orën 19:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Kosova do të përballet me Sllovakinë, dhe federata fton të gjithë qytetarët të mbështesin ekipin kombëtar…

Sport

10/02/2026 17:26

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë thirrje për tifozët që të jenë pjesë e ndeshjes së dytë parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029. Takimi zhvillohet më 27 shkurt 2026, në orën 19:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Kosova do të përballet me Sllovakinë, dhe federata fton të gjithë qytetarët të mbështesin ekipin kombëtar në këtë duel të rëndësishëm.