Përfundon pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë në QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë. QKUK ka thënë se kjo hapësirë për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse. “Me këtë ndërhyrje është eliminuar një…
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë.
QKUK ka thënë se kjo hapësirë për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse.
“Me këtë ndërhyrje është eliminuar një zonë e pasigurt dhe e shëmtuar, duke krijuar një ambient më të hapur, më të pastër dhe më të sigurt, si dhe duke mundësuar frymëmarrje më të mirë të hapësirës përreth klinikës”, ka njoftuar QKUK.
Ata kanë thënë se aktiviteti i pastrimit do të vazhdoj edhe në pjesë të tjera të oborrit të QKUK-së, për të përmirësuar sigurinë, pastërtinë dhe kushteve të përgjithshme për të gjithë shfrytëzuesit e e institucionit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: