Matjet e GALLUP: Kosova në top 5 shtetet që kanë opinion pozitiv për Trumpin, Serbia e para për Putinin
Organizata “Gallup International” ka publikuar ditë më parë gjetjet më të fundit të matjes së opinionit publik në botë për figurat politike, duke nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump, Vladimir Putin e duke përfunduar tek Papa Leo XIV. Sipas të dhënave të publikuara nga “Gallup”, Kosova është në top 5 shtetet të cilat kanë opinion…
Lajme
Organizata “Gallup International” ka publikuar ditë më parë gjetjet më të fundit të matjes së opinionit publik në botë për figurat politike, duke nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump, Vladimir Putin e duke përfunduar tek Papa Leo XIV.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Gallup”, Kosova është në top 5 shtetet të cilat kanë opinion pozitiv për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Shteti i parë është Azerbejxhani me 40 %, Kenia e dyta me 34 %, Gjeorgjia me 32 %, Siria me 31 % dhe Kosova me 27 %.
Ndërsa sa i përket presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Serbia është shteti me përqindjen më të lartë të vlerësimit pozitiv për të, duke u pasuar nga India, Azerbejxhani, Pakistani dhe Malajzia.

