Kërkesa për 180 vite burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është i pari nga kjo parti që ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për t’i dënuar me nga 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së. Ai ka thënë se liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të prangosen, pasi që lufta për…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është i pari nga kjo parti që ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për t’i dënuar me nga 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të prangosen, pasi që lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezistencës paqësore politike.
Haziri ka thënë se kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, si mjeti i fundit i politikës, ndërsa krimet e Serbisë deri në gjenocid kundrejt popullit shqiptar të Kosovës janë plagë të hapura ende.
“Drejtësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, duhet dhe pritet të konfirmohet. Kjo drejtësi ndaj udhëheqësve të luftës, është e lidhur me të drejtën e vendosur më 2 korrik 1990, me 2 shtatorin e 1990, si ditë e organizimit ushtarak institucional me grupet e para që përfshinin ushtrimet ushtarake në kazermat e Shqipërisë, pjesë e marrëveshjes së presidentëve Rugova-Alija dhe e konfimuar më 17 shkurt 2008. Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, sepse ishin qëllim i pastër dhe e drejtë. Kjo edhe do të rikonfirmohet së shpejti!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: