Dodiku pas kthimit nga Amerika i raporton Vuçiqit, ky i fundit e njofton për takimet që do t’i ketë

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, e ka pritur sot në takim Millorad Dodikun, pas kthimit të këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vucic ka thënë se ka dëgjuar me interes përshtypjet e vizitës së Dodik në SHBA, ndërkohë që e ka njoftuar për bisedat që do të ketë me liderët evropianë dhe…

Lajme

10/02/2026 16:02

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, e ka pritur sot në takim Millorad Dodikun, pas kthimit të këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vucic ka thënë se ka dëgjuar me interes përshtypjet e vizitës së Dodik në SHBA, ndërkohë që e ka njoftuar për bisedat që do të ketë me liderët evropianë dhe zyrtarë të tjerë nga bota.

“E prita Milorad Dodikun dhe dëgjova me interes përshtypjet e tij nga vizita në SHBA, ndërkohë që e njoha me bisedimet e ardhshme që do të zhvilloj me zyrtarët më të rëndësishëm evropianë dhe botërorë. Biseduam për të gjitha çështjet e tjera të rëndësisë së jetës së Serbisë dhe Srpska-s”, ka thënë Vuçiq.