Aksident në Prishtinë: Përfshihet një motoçiklist dhe një këmbësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të aksidentit në trafik, ku janë përfshirë një motoçiklistë dhe një këmbësor. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në…

Lajme

10/02/2026 14:26

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të aksidentit në trafik, ku janë përfshirë një motoçiklistë dhe një këmbësor.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

Derisa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.