Avokati Laws: Shumë prej viktimave ishin anëtar të UÇK-së apo e përkrahnin atë, s’bëhet fjalë për denigrimin e UÇK-së

Prokurorët e Speciales dje dhe sot kanë dhënë deklarimet përfundimtar në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burgim për secilin prej tyre. Pas kësaj fjalën e nisi ekipin mbrojtës i viktimave. Ekipi përfaqësohet nga avokati Simon…

Lajme

10/02/2026 12:36

Prokurorët e Speciales dje dhe sot kanë dhënë deklarimet përfundimtar në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burgim për secilin prej tyre.

Pas kësaj fjalën e nisi ekipin mbrojtës i viktimave. Ekipi përfaqësohet nga avokati Simon Laws.

Laws nisi fjalën e tij duke thënë se “Në Kosovë, në Serbi diasporë e në gjithë botën ka njerëz që zgjohen sot me dhimbje në trupin e tyre, në mendje kanë keqardhje dhe humbje e në mungesë të njerëzve që kanë dashur më shumë.Ata janë viktimat e krimeve të kryera nga anëtarët e UÇK-së më 1998, 1999.155 prej tyre pranuar si viktima pjesëmarrëse të kësaj çështje gjyqësore, shqiptarë, serbë romë dhe parashtrimet e mija do të dua t’i përqendrojë në rastin e tyre në emrin e tyre.Nuk është ekzagjerim të thuhet se këto krime kanë lënë plagë të rënda dhe të shëmtuara në gjithë globin”,tha ai.

Laws potencoi se kjo është pasojë e konfliktit dhe asgjë që mund të thotë ai nuk përbën gjykim në lidhje me të drejtat apo të padrejtat e kësaj lufte dhe s’është zhvlerësim i UÇK-së në përgjithësi.

“Shumë prej viktimave kanë mbështetur UÇK-në e një numër i tyre kanë qenë anëtar të UÇK-së, pra s’bëhet fjalë për denigrimin e UÇK-së, por për anëtarët e disave dhe pasojat e jetëve të atyre që unë përfaqësojë.Ishte e pashmangshme që do të humbeshin jetë njerëzisht por a ishte e pashmangshme që kjo luftë të çonte në mizorinë dhe vdekjen e atyre për të cilat tanimë është dëgjuar shumë.Një luftë çlirimtare të çonte në humbjen e një numri kaq të madh njerëzve, apo civil nga të gjitha komunitetet të tortureshin e disa prej tyre të humbnin edhe jetën derisa mbaheshin të parandaluar nga UÇK-ja.Ju do të duhej të merrnit vendim se përse kanë ndodhur këto gjëra. Këto ngjarje a e kanë pasur burimin në trurin e njerëzve që donin të merrnin pushtetin, apo kanë qenë ngjarje spontane apo kanë ndodhur sepse udhëheqja e UÇK-së s’ka pasur kontrollin e duhur. Kjo është një vendim i rëndësishëm për viktimat, shumica e të cilëve mbeten të habitur në lidhje me atë që u ka ndodhur”,deklaroi Laws, transmeton lajmi.net.

Ai tha se  ka disa pyetje që do të duhej ti shohin.

“Kam disa që do të duhej t’i shohim. Tre viktimave u është bërë e njëjta pyetje Përse më ka ndodhur ua kjo gjë?Mund të mendoni se është një pyetje e natyrshme t’u bëhet viktimave e shumë ua kanë bërë vetes këtë pyetje nga koha e dëmit. Pyetja tjetër: Përse nuk kam baba, vëlla, burrë apo nuk e kam më djalin tim? Përse më duhet të jetoj me ankth që të kem frikën nga çdo frikë e mundshme, e frikë nga ëndrrat e të shqetësohem nga fakti që bota nuk është ashtu siç duhet të ishte, përse nuk më punojnë si duhet duart e këmbët krahët sytë? Përse mu desh mua që të shkojë në një vend tjetër të huaj e të lija çdo gjë që kam pasur e për të cilën kam pasur dëshirë prapa?Kjo është pyetje me vlerë për secilin e në fakt është në thelb të kësaj çështje, përse më 1998-1999 në Kosovë merreshin njerëzit nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve, apo ndaloheshin në një post bllok apo në një zyrë? Përse njerëzit e armatosur i merrnin nëpër makina? Përse rriheshin e torturoheshin e përse u ndaluan në kushte të pista e degraduese?Shkaku apo përgjigja ishte që dikush nga ta dëshironte të ishte mizor, apo se në një nivel të caktuar e kanë parë pretendimin se një i ndaluar ishte bashkëpunëtorë, se ishte serb apo romë e si një bazë të mjaftueshme për të justifikuar sjelljen e tyre”,shtoi ai.

Laws tha se “Kjo aktakuzë nuk është një përshkrim i thatë ligjor i akteve kriminale, por bëhet fjalë për vend e e kohë ku njerëzit kanë pësuar dëme të mëdha për ta e familjet e tyre”./Lajmi.net/