Përkujtohet Arben Xheladini në 19 vjetorin e vrasjes

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të aktivistit, Arben Xheladini, në 19 vjetorin e protestës së 10 shkurtit, ku ai bashkë me Mon Balajn ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut, derisa protestonin kundër negociatave, më 2007. Po atë ditë të plagosur kishin mbetur edhe shumë aktivistë pas…

Lajme

10/02/2026 12:19

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të aktivistit, Arben Xheladini, në 19 vjetorin e protestës së 10 shkurtit, ku ai bashkë me Mon Balajn ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut, derisa protestonin kundër negociatave, më 2007.

Po atë ditë të plagosur kishin mbetur edhe shumë aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune, të cilët kishin gjuajtur edhe me plumba gome drejt turmës.