lajmi.net

720 euro për bursistët e Mitrovicës, Peci: Komuna mbështet 350 studentë

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 350 studentë bursistë me nga 720 euro. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj komune, Faton Peci. Sipas tij, komuna ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve. “Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve…

Lajme

10/02/2026 11:55

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 350 studentë bursistë me nga 720 euro.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj komune, Faton Peci.

Sipas tij, komuna ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve.

“Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues. Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, ka shkruar Peci.