Renovimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë më 2024, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre zyrtarëve dëmi i buxhetit 36 mijë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakzuë ndaj B.D, L.D dhe personit juridic L.P, SH.P.K për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Si pasojë, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 36 mijë euro, transmeton lajmi.net. Keqpërdorimet lidhen me renovimin e objektit…
Lajme
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakzuë ndaj B.D, L.D dhe personit juridic L.P, SH.P.K për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Si pasojë, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 36 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Keqpërdorimet lidhen me renovimin e objektit të ministrisë së Bujqësisë në vitin 2024.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.D., L.Z. dhe personit juridik “L.P.” SH.P.K, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, B.D., në cilësinë e personit zyrtar, menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së në Prishtinë”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës 19.08.2024 – 31.12.2024, ka miratuar dhe vërtetuar në kundërshtim me ligjin realizmin e plotë të punimeve dhe pagesave për largimin e inventarit.
Ndërkohë, L.Z., si person përgegjës i “L.P.” Sh.P.K., akuzohet se gjatë ekzekutimit të kontratës ka paraqitur fakte të rreme, duke deklaruar realizim të plotë të punimeve, ndonëse punët ishin kryer vetëm pjesërisht.
Si pasojë, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar prej tridhjetë e gjashtëmijë (36,000) euro.
Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës që ndaj të pandehurve të shqiptohen edhe dënime plotësuese: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës./Lajmi.net/