Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit nesër në ora 12:00

Presidentja vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive për Kuvendin e Kosovës. Osmani pas konsultimeve që pati me partitë parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, njoftoi se seanca është thirrur për nesër në ora 12:00, transmeton lajmi.net. Komisioni Qendror Zgjedhor dje ka certifikuar rezultatet e dala nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Nga këto zgjedhje Vetëvendosje…

Lajme

10/02/2026 10:59

Presidentja vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive për Kuvendin e Kosovës.

Osmani pas konsultimeve që pati me partitë parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, njoftoi se seanca është thirrur për nesër në ora 12:00, transmeton lajmi.net.

Komisioni Qendror Zgjedhor dje ka certifikuar rezultatet e dala nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Nga këto zgjedhje Vetëvendosje doli e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK-ja e katërta me radhë.

Mbetet të shihet nëse deputetët e kësaj legjislature do arrijnë të konstituojnë Kuvendin e më pas të vazhdohet me formimin e Qeverisë, derisa në mars nis edhe situata e zgjedhjes së presidentit/es së ri të vendit.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.”./Lajmi.net/