Rreth 70 mijë vizitorë vetëm në një muaj vizituan Kosovën
Vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2025, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 68 293 vizitorë, çka paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380. Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë destinacion i preferuar për vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm…
Lajme
Vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2025, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 68 293 vizitorë, çka paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.
Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë destinacion i preferuar për vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2025, në hotelet e vendit qëndruan gjithsej 68 293 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 27 776 prej tyre ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 517 erdhën nga jashtë vendit — një dëshmi se turizmi i huaj po merr gjithnjë e më shumë hov.
Numri i net-qëndrimeve gjatë dhjetorit arriti në 132 148, nga të cilat 71 624 (ose 54,2%) u realizuan nga vizitorët e jashtëm, ndërsa 60 524 (45,8%) nga vendorët. Kjo tregon se vizitorët e huaj, përveç se janë më të shumtë, qëndrojnë edhe më gjatë në vend.
Ndërsa për vizitorët e huaj, viti i kaluar shënoi një rritje prej 2,5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Nga gjithsej 40 517 vizitorë të jashtëm, shumica erdhën nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, ndërsa janë shënuar vizita edhe nga shtete të tjera evropiane dhe më gjerë.
Dhjetori 2025 e mbylli vitin me bilanc pozitiv për sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë. Kombinimi i vizitorëve vendorë dhe atyre të huaj dëshmon një interes të shtuar për vendin, ndërsa trendi i rritjes pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.
Gjatë ditës edhe e përditshmja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendeve që duhet vizituar gjatë vendit.
Në këtë artikull kanë arritur të renditen edhe Kosova e Shqipëria të cilat sipas medias britanike patjetër që duhet të vizitohen.
Librat e historisë ofrojnë kontekst thelbësor për ecje në këmbë në Kosovë, por nuk ju përgatisin për bukurinë e maleve, thuhet në artikull.
“Gjatë verës kalova një javë në Via Dinarica të Kosovës, e cila u ripërcaktua së fundmi. Ne ecëm pranë luleve të edelëeiss në kreshtën kufitare me Malin e Zi; e thepisur dhe e pjerrët nga njëra anë dhe e gjelbër e gjallë nga ana tjetër, duke zbritur drejt livadheve me lule të egra rozë dhe të verdha”, u tha ndër tjera..
Bletët fluturonin rreth shkëmbinjve të lartë, ndërsa bletëngrënësit me ngjyra të ndezura uleshin në degë më poshtë.
Kafshët e egra të humbura në pjesën më të madhe të Evropës ende lulëzojnë këtu (arinj, ujqër, rrëqebull) në një mozaik me pemë lisi dhe ahu, boronica dhe shkurre, lugina të thella dhe pllaja të larta.
Liqenet malore krijojnë vende ëndrrash për not nën majat e larta pranë Shqipërisë.