Howling: Robin dhe Clark, nuk kishin kurrfarë interesi, Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Prokurori Matthew Howling, është duke dhënë deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kishin për qëllim të gënjenin ndërkombëtarët, ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se sipas tij, ka kërcënuar me vrasje. Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer…
Lajme
Prokurori Matthew Howling, është duke dhënë deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kishin për qëllim të gënjenin ndërkombëtarët, ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se sipas tij, ka kërcënuar me vrasje.
Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.
“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake”.
“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.
“Thaçi u ka bërë mohim krimeve. Ai gënjeu Abrahams se [të ndaluarit] janë trajtuar në mënyrë të rregullt”, tha Howling.
Pos tjerash, ai tha se të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së.
Ndërsa ai pretendoi se Thaçi në kohën e luftës ,askete të vërtetën.
“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”./Lajmi.net/