Sulmi fizik në ShFMU “Pavarësia”, Policia jep detaje

Pas incidentit që ndodhi në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar mësimdhënësin e dyshuar për sulm fizik. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 11:40, në shkollën…

Lajme

10/02/2026 10:06

Pas incidentit që ndodhi në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar mësimdhënësin e dyshuar për sulm fizik. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 11:40, në shkollën “Pavarësia”. Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë qëndrimit në objektin e shkollës është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Shkolla, Pavarësia’’ Prishtinë/ 09.02.2026-11:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në objektin e shkollës është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/