Arrestohet në Vërmicë një shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi futi 5 euro në dokumente

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurosh. Policia ka bërë të ditur përmes raportit se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi gjatë kontrollit të…

Lajme

10/02/2026 09:40

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurosh.

Policia ka bërë të ditur përmes raportit se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë prej 5 eurosh. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/