Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Policia ka pranuar një informatë se një femër është gjendur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren. “Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur në banesën e saj pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku…

Lajme

10/02/2026 09:34

Policia ka pranuar një informatë se një femër është gjendur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur në banesën e saj pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.