Aksidenti në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar
Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për lajmi.net, se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. “Po në këtë akisdent janë lënduar katër persona të cilët…
Lajme
Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për lajmi.net, se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Po në këtë akisdent janë lënduar katër persona të cilët edhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, derisa lidhur me rastin Policia dhe njësit kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejn hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ka deklaruar Gashi. /Lajmi.net/