Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë
Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës. Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua të dielën, pas humbjes së pësuar ndaj Trepçës ’89. Munishi është një nga emrat më me përvojë në futbollin kosovar, me një karrierë të gjatë si trajner në disa klube…
Sport
Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.
Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua të dielën, pas humbjes së pësuar ndaj Trepçës ’89.
Munishi është një nga emrat më me përvojë në futbollin kosovar, me një karrierë të gjatë si trajner në disa klube të Superligës. Ai njihet për qasjen e tij kërkuese dhe për aftësinë në ndërtimin e skuadrave konkurruese.
Te Liria, Munishi pritet të sjellë stabilitet dhe një frymë të re pune, me synim përmirësimin e rezultateve dhe rikthimin e skuadës në Albi Mall Superligë.