Kosova në Bordin e Paqes: Haradinaj dhe Osmani diskutojnë zhvillimet politike dhe angazhimet ndërkombëtare

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim ku u diskutua roli i Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe rajon. Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit të…

Lajme

09/02/2026 18:21

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim ku u diskutua roli i Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump, dhe theksoi se çdo partneritet dhe iniciativë ku Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara ka rëndësi të veçantë për vendin, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet pa asnjë hezitim këtë angazhim strategjik. /Lajmi.net/