Majko: Procesi në Hagë deformon luftën e Kosovës dhe amniston Millosheviqin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ngjarjet e Luftës së Kosovës, duke thënë se ai po deformon realitetin e asaj që ka ndodhur. Majko ka theksuar se procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të cilat janë trajtuar nga…

Lajme

09/02/2026 16:39

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ngjarjet e Luftës së Kosovës, duke thënë se ai po deformon realitetin e asaj që ka ndodhur.

Majko ka theksuar se procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të cilat janë trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krime lufte.

“Ky proces i deformuar në Hagë po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Millosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë!”, ka shkruar Majko në reagimin e tij.

Majko ka përfunduar reagimin duke theksuar shqetësimin për pasojat që mund të ketë procesi:

“Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë!… Turp!”.