Dyshimet për manipulim të votave në Dragash: Intervistohen 51 të dyshuar, nëntë komisionerë ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në QKN në Dragash, me autorizim të kryeprokurorit Petrit Kryeziu, kanë iniciuar hetime me vetiniciativë. Në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar 51 të dyshuar. “Nëntë (9) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të…

Lajme

09/02/2026 16:28

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në QKN në Dragash, me autorizim të kryeprokurorit Petrit Kryeziu, kanë iniciuar hetime me vetiniciativë.

Në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar 51 të dyshuar.

“Nëntë (9) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par.2  të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria në Prizre. 

Nga kjo Prokurori, kanë njoftuar se do të vlerësojnë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”, ka njoftuar Prokuroria ndër të tjera. /Lajmi.net/