IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se kanë monitoruar cilësinë e ujit nga Ujësjellësi i Badocit. Gjatë këtij monitorimi, IKSHPK ka thënë se është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës, shkruan lajmi.net. “Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se kanë monitoruar cilësinë e ujit nga Ujësjellësi i Badocit.
Gjatë këtij monitorimi, IKSHPK ka thënë se është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës, shkruan lajmi.net.
“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrat tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko-kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”. Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije”, ka njoftuar IKSHPK.
Ata kanë thënë se do të vazhdojnë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: