Reagimi i OVL-UÇK, Syla: Nuk i besojmë Speciales, frikësohemi nga ndikimi politik
Nënkryetari i Organizatës se Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Gazmend Syla ka reaguar pas kërkesës së Kryeprokurorës së Zyrës se Prokurorit të Specializuar, Kimberly West nga 45 vjet burgim për secilin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Syla shpreson që gjykata nuk do të bjerë në sprovën e prokurorisë dhe të merr një vendim të drejtë për pafajësinë…
Lajme
Nënkryetari i Organizatës se Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Gazmend Syla ka reaguar pas kërkesës së Kryeprokurorës së Zyrës se Prokurorit të Specializuar, Kimberly West nga 45 vjet burgim për secilin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Syla shpreson që gjykata nuk do të bjerë në sprovën e prokurorisë dhe të merr një vendim të drejtë për pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Po ashtu Syla shpreh frikën e tij se, se një kërkesë sikur ajo e Prokurorisë, mund të jetë e njëanshëm dhe e ndikuar politikisht.
“Kemi qenë kundër prej kur është pritur për t’u themeluar kjo gjykatë, vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim dhe nuk i besojmë kësaj gjykate, sepse kjo gjykatë me punën e saj prej që është themeluar deri më sot na ka lënë të kuptojmë se është gjykatë e njëanshme dhe i frikësohemi që në përfundim të jetë e njëanshme apo i ndikuar politikisht”, tha Syla.
Përndryshe, sipas Sylës, gjykata nuk ka prova të mjaftueshme që ish krerët të dënohen me provat e fabrikuara nga prokuroria serbe.
“Përndryshe nuk ka prova të mjaftueshme qe bashkëluftëtarët tonë mund të gjykohen apo dënohen me këto prova të fabrikuara që i kanë marrë nga prokuroria serbe prej gjykatës speciale”, shtoi Syla.
Kërkesa për 45 vite për secilin prej tyre, sipas nënkryetarit të Ovl ucck, nuk presin diccka tjetër nga prokurorët.
“Prej prokurorëve ne nuk presim diçka tjetër. Prokuroria gjithmonë ka me kërkua një gjë të tillë por ne po vlerësojmë fuqishëm që edhe deklaratat e dëshmitarëve mbrojtës që kanë qenë amerikan, besoj qe do të kenë peshën e vet dhe gjykata nuk do të bjerë në këtë sprovën e prokurorisë dhe po besoj që do të merr një vendim i cili do të jetë i drejtë për ne dhe do të vërtetoj pafajësinë e bashkëluftëtarëve tonë dhe pastërtinë e luftës sonë për çlirim”, tha Syla.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo paraqet fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.