Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të forta emocionale. Në pamje, ajo shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit të ri muzikor të vëllait të saj. Kënga është një dedikim prekës për vëllanë e tyre, Eldionin, i…

ShowBiz

09/02/2026 15:07

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të forta emocionale.

Në pamje, ajo shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit të ri muzikor të vëllait të saj.

Kënga është një dedikim prekës për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili humbi jetën tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Reagimi i Blerinës ka prekur publikun, duke rikthyer në vëmendje dhimbjen e madhe të familjes, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer me komente mbështetëse dhe fjalë ngushëllimi për të dhe Gjestin.

Shumë fansa kanë vlerësuar mënyrën se si Gjesti ka zgjedhur ta përjetësojë kujtimin e vëllait përmes muzikës, duke e kthyer dhimbjen personale në një mesazh të fuqishëm dhe emocional për publikun.

@gjdosen #fyp #viral #gjesti #albania #kosova ♬ originalljud – gjdosen