“Thaçi i kishte qëllimet e qarta për Kosovën, ia tha edhe UNMIK-ut” – Prokurorja Lawson tregon si përbëhej Qeveria e Përkohshme

Prokurorja Clarie Lawson, ka paraqitur fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’. Ajo tha se në deklaratën 34 të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, të botuar më 30 mars 1999, flitet për Qeveri të përkohshme në krye me Hashim Thaçin. “Të nderuar bashkëatdhetarë në Kosovë, ekzistojnë dy institucione, Qeveria e…

Lajme

09/02/2026 13:09

Prokurorja Clarie Lawson, ka paraqitur fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ajo tha se në deklaratën 34 të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, të botuar më 30 mars 1999, flitet për Qeveri të përkohshme në krye me Hashim Thaçin.

“Të nderuar bashkëatdhetarë në Kosovë, ekzistojnë dy institucione, Qeveria e përkohshme me Hashim thaqin si kryeministër dhe UÇK që drejtohet nga shtabi i vetë i përgjtihshëm. Të tjerët, Bukoshi dhe Bicaj që janë jashtë vendit dhe dalin në emër të këtyre institucioneve, janë mashtrues dhe kriminelë lufte”, ka cituar prokurorja këtë deklaratë.

Ajo ka thënë se disa ditë më pas, Thaçi e ka bërë të ditur përbërjen e Qeverisë së Përkohshme.

“Selimi u bë ministër i Rendit Publik dhe kontrollonte Policinë, Veseli u bë kreu i SHIK-ut që do të thotë se mbante me funksionin e zbulimit, Azem Syla ministër i Mbrojtjes ndërsa Krasniqi vazhdoi të përcillte mesazhe në cilësinë e zëdhënësit të Qeverisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se pas tërheqjes se forave serbe pas Marrëveshjes së Kumanovës, katër të akuzuarit u përpoqën të aktivizonin infrastrukturën institucionale që ishin krijuar për shumë muaj, paraprakisht dhe të vendosnin autoritetin e tyre de facto në terren.

“Sikurse përshkruhej në paragrafin 40 të dosjes sonë, njësitet e UÇK-së menjëherë morën në kontrollë infrastrukturën shtetërore. Në të njëjtën kohë, Thaçi emëroj kryekomunarët e Qeverisë së Përkohshme në të gjithë Kosovën”, ka shtuar prokurorja.

Ajo ka thënë se që nga takimi i parë me UNMIK-un në qershor 99, synimet e Qeverisë Thaçi ishin të qarta.

“Siç përshkruhet në paragrafin 41 të dosjes sonë, Thaçi i shoqëruar nga Selimi u prezantojnë zyrtarëve të UNMIK-ut organogramin e Qeverisë së Përkohshme.  Kur u informuan se UNMIK-u kishte autoritet ekzekutiv eksluziv, përfaqësueit e UÇK-së u përgjigjen dhe i thanë faleminerit për ndihmën tuaj por tani jemi vetë përgjegjës. Ne kemi krijuar Qeverinë e Përkohshme, dhe tani e drejtojmë vetë vendin.  Pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme u paralajmëruan se masat e Qeverisë së Përkohshme mbivendoseshin në mandatin e UNMIK-ut, Thaçi i vendosur lëshonte dekrete ligje me Qeverinë e Përkohshme, ku mbulonin Qeverisjen civile dhe përpiqej të ekzekutonte kompetenca që nuk i kishte”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka thënë se në fillim të 99-tës, Thaçi ka shpallur se Qeveria e Përkohshme kishte arritur “shpërndarje horizontale dhe vertikale të Qeverisë në të gjitha komunat”, ndërsa sipas saj Veseli kishte bërë të qartë që do të vazhdonte të operonte si shef i zbulimit edhe pa sdemilitrizimit. /Lajmi.net/