Arifi: Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë

Opinionisti Avni Arifi ka shprehur kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Hagës. Sipas tij, kjo prokurori nuk ka arritur ta bindë për paanshmërinë e saj, duke lënë të kuptohet se veprimtaria e saj ka prapavijë politike. Arifi theksoi se, në perceptimin e tij, Prokuroria e Hagës ka qenë krah i djathtë i Serbisë. “Prokuroria e…

Lajme

09/02/2026 09:18

Opinionisti Avni Arifi ka shprehur kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Hagës.

Sipas tij, kjo prokurori nuk ka arritur ta bindë për paanshmërinë e saj, duke lënë të kuptohet se veprimtaria e saj ka prapavijë politike.

Arifi theksoi se, në perceptimin e tij, Prokuroria e Hagës ka qenë krah i djathtë i Serbisë.

“Prokuroria e Hagës, në sytë e mi, nuk më ka bindur për asgjë. Më ka bindur që është krejtësisht politike, që ka qenë krah i djathtë i Serbisë, në marrjen e argumenteve, të fabrikuara nga Serbia, qysh e njohim ne”, tha ai në Klan Kosova.