Pejë: Tre persona sulmuan një tjetër me sopatë, arrestohen të dyshuarit
Një rast i sulmit ka ndodhur në Pejë, ku tre persona kanë sulmuar një tjetër. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Pejë 08.02.2026-20:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje…
Lajme
Një rast i sulmit ka ndodhur në Pejë, ku tre persona kanë sulmuar një tjetër.
Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë 08.02.2026-20:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/