Sulmoi me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njejti ka sulmuar me thikë një person tjetër. Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor. “I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Raporti i plotë: Santea, Prishtinë / 06.02.2026 – 20:20.…

Lajme

08/02/2026 09:28

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njejti ka sulmuar me thikë një person tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Raporti i plotë:

Santea, Prishtinë / 06.02.2026 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.