Moti sot me temperatura deri në 11 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. IHKM ka njoftuar se temperatura maksimale do të jetë 11 gradë Celsius. “Temperaturat minimale 1deri 4 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 7-11…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas këtij instituti, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
IHKM ka njoftuar se temperatura maksimale do të jetë 11 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale 1deri 4 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 7-11 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-7m/s”, thuhet në njoftim.