Përleshje fizike pas një aksidenti trafiku në Prishtinë, pesë persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Një aksident trafiku i ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mes disa personave, duke lënë pesë persona me lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Mon Balaj”. Të gjithë të përfshirët në konflikt kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.…
Lajme
Një aksident trafiku i ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mes disa personave, duke lënë pesë persona me lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Mon Balaj”. Të gjithë të përfshirët në konflikt kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke dhënë detaje mbi incidentin.
“Sot rreth orës 18:00, në rrugën ‘Mon Balaj’, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, tha Pllana.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit dhe përleshjes janë ende në zhvillim./lajmi.net/