Arabia Saudite plan B në rast se largohet Ronaldo – Mohamed Salah në fokus

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpooli vazhdon të jetë e paqartë, pasi klubet nga Arabia Saudite po përgatisin një ofertë shumë të madhe për ta transferuar sulmuesin egjiptian. Sipas raportimeve, Salah mund të përfitojë deri në trefishin e pagës që merr aktualisht në Angli, e cila llogaritet rreth 400 mijë paundë në javë. Një…

Sport

07/02/2026 22:45

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpooli vazhdon të jetë e paqartë, pasi klubet nga Arabia Saudite po përgatisin një ofertë shumë të madhe për ta transferuar sulmuesin egjiptian.

Sipas raportimeve, Salah mund të përfitojë deri në trefishin e pagës që merr aktualisht në Angli, e cila llogaritet rreth 400 mijë paundë në javë. Një marrëveshje e tillë do ta shtynte atë t’i jepte fund aventurës së tij nëntëvjeçare në “Anfield”, transmeton lajmi.net/

Në Arabinë Saudite, Salah shihet si figura ideale për të marrë rolin e yllit kryesor të kampionatit, sidomos nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Al-Nassr pas mosmarrëveshjeve të fundit me drejtuesit e ligës.

Interesimi për Salah nuk është diçka e re. Edhe gjatë verës së kaluar ai ishte në listën e dëshirave të klubeve saudite. Së fundmi, raportimet për një marrëdhënie jo shumë të mirë me trajnerin Arne Slot kanë shtuar zërat se një largim në fund të sezonit është i mundshëm.

Nga ana tjetër, Liverpooli mund ta shqyrtojë seriozisht një ofertë të madhe financiare, si për përfitimin nga tarifa e transferimit, ashtu edhe për lirimin nga paga e lartë e sulmuesit. Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori./lajmi.net/