Selimi paralajmëron ndryshim të kryenegociatorit për dialog, përjashton Bislimin: Kurt ua ka treguar emrin diplomatëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar lidhur me diskutimet për përbërjen e re qeveritare dhe rolet kyçe në procesin e dialogut. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Selimi ka lënë të kuptohet se emri i personit që pritet të marrë rolin e kryenegociatorit nuk është më çështje e mbyllur brenda rretheve…

Lajme

07/02/2026 17:14

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar lidhur me diskutimet për përbërjen e re qeveritare dhe rolet kyçe në procesin e dialogut.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Selimi ka lënë të kuptohet se emri i personit që pritet të marrë rolin e kryenegociatorit nuk është më çështje e mbyllur brenda rretheve të ngushta politike. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti tashmë ua ka përmendur disa diplomatëve emrin e të përzgjedhurit për këtë detyrë, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar gjithashtu se Besnik Bislimi nuk pritet ta mbajë më këtë funksion në fazën e ardhshme të dialogut.

‘’Nuk është bash qaq sekret emri i kryenegociatorit. Kurti ja ka shpalos disa diplomatëve të përzgjedhun. Edhe nuk është Besnik Bislimi’’, ka shkruar Selimi.

Komentet e Selimit vijnë në një kohë kur po shtohen spekulimet për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutivin e ri dhe për formatin e përfaqësimit të Kosovës në proceset ndërkombëtare, përfshirë dialogun me Serbinë./lajmi.net/