Deputetja britanike, Kearns: Nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na ikën nga sytë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Këto komente, Kearns, e cila njihet për angazhimin e saj në çështjet e Ballkanit Perëndimor, i bëri në Këshillin e Evropës gjatë javës së kaluar, ku prezantoi një raport për Bosnje e Hercegovinën. Ajo tha atje i bëri thirrje…

Lajme

07/02/2026 14:59

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm.

Këto komente, Kearns, e cila njihet për angazhimin e saj në çështjet e Ballkanit Perëndimor, i bëri në Këshillin e Evropës gjatë javës së kaluar, ku prezantoi një raport për Bosnje e Hercegovinën.

Ajo tha atje i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe për një angazhim të përbashkët “për një Bosnjë të sigurt dhe stabile, e rrënjosur fuqishëm në komunitetin evropian, aty ku e meriton të jetë”.

“Ne në këtë vend nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”, u shpreh ajo gjatë fjalimit të saj.

Kearns kërkoi që të gjendet zgjidhje për BeH që më pas t’i hapet rruga drejt NATO-s.