Muharremi: Kjo që po shohim mund të jetë fundi i LDK-së
Analisti politik Shenoll Muharremi ka shprehur shqetësimin e tij për drejtimin aktual të LDK-së, duke vlerësuar se pas situatës së krijuar, partia po shkon drejt shkatërrimit të brendshëm. Në një postim të tij, Muharremi thotë se nëse vazhdon ky stil i drejtimit, LDK-ja mund të përfundojë si një parti pa perspektivë, raporton lajmi.net Ai ka…
Lajme
Analisti politik Shenoll Muharremi ka shprehur shqetësimin e tij për drejtimin aktual të LDK-së, duke vlerësuar se pas situatës së krijuar, partia po shkon drejt shkatërrimit të brendshëm.
Në një postim të tij, Muharremi thotë se nëse vazhdon ky stil i drejtimit, LDK-ja mund të përfundojë si një parti pa perspektivë, raporton lajmi.net
Ai ka komentuar situatën e krijuar pas sulmeve të kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaj ish-kryetarit të partisë Isa Mustafa, duke e cilësuar këtë si një shenjë të thellë të krizës që po kalon partia.
Muharremi thekson se roli i kryetarit duhet të jetë bashkimi i anëtarësisë dhe krijimi i kushteve për sinergji, pajtim dhe bashkëpunim të gjithpërfshirshëm, jo përçarje dhe sulme të brendshme.
Postimi i tij i plotë:
Kjo që po shohim mund të jetë fundi i LDK-së
Kur e sheh kryetarin aktual me 13% duke e sulmu Isa Mustafën, si kryetarin e partisë më të suksesshëm historikisht pas Rugovës, nuk ka si mos me sugjeru që ky mundet me qenë njëfarë fundi i partisë. Roli i kryetarit është me i bashku njerëzit e me kriju sinergji, pajtim e kushte bashkëpunimi gjithpërfshirës, jo ndarje.
Ky mundet me qenë ofendimi më i madh deri më tani për anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Si me pasë shpresë njerëzit në këtë parti me këtë qasje e çka po shohin kohën e fundit?
Kur e sheh prijësin e partisë gjithashtu duke i sha njerëzit e partisë e gazetarët, gjithkënd pos me shiku vetën dhe rezultatet praktike, kjo tregon që kjo parti nuk ka të ardhme të mirë.
Fundi i LDK-së nuk është me u shu partia, se gjithmonë gjindet dikush që e “drejton”. Fundi i LDK-së është kur i sheh duke u sha njëri-tjetrin e duke mos reflektu në rezultatet e dobëta të zgjedhjeve.
Një LDK që nuk e pranon me arsye humbjen dramatike si diçka që duhet me reflektu e ndryshu, është sikur një pacient me diagnozë që refuzon me i pranu e përdorë ilaçet.
Fundi është kur nuk ka shpresë më për këtë parti. Kur 13% duket normale e kur partia mundet me shku në 7-8% me këtë stil. Fundi i LDK-së është kur kjo parti më nuk duket serioze me garu për vend të parë, por është njëfarë partie që nuk i duhet askujt.
Një akt të fundit që munden me bë për me përshkallëzu shkatërrimin është me shku në këtë gjendje me u gjunjëzu para LVV-së edhe me konfirmu kolapsin. Por as LVV-së nuk i duhet kështu, se ajo i ka votat për qeveri.
Një fund i padinjitetshëm, fatkeqësisht./Lajmi.net/