“Pëlqimi” i shkrimit skandaloz ndaj Thaçit nga nëna e Gërvallës, Behrami ironizon keq me Kurtin

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj nënës së Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e ka pëlqyer një shkrim skandaloz kundër ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ka vlerësuar së Gervalla dërgon dokumente në Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, kurse nëna e saj “miraton” me “like” shkrime që pa…

Lajme

07/02/2026 11:25

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj nënës së Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e ka pëlqyer një shkrim skandaloz kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka vlerësuar së Gervalla dërgon dokumente në Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, kurse nëna e saj “miraton” me “like” shkrime që pa asnjë bazë e akuzojnë Thaçin për vrasje të ndryshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka ironizuar, duke i treguar Kurtit se kë ta vendos si ministre të Drejtësisë.

“E bija dërgon dokumente në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së. E ëma i bën like përhapësit të propagandës 30-vjeçare të Serbisë kundër UÇK-së. Tash paramendojeni: Albin Kurti në listë për Ministre të Drejtësisë e ka Donika Gërvallën. Lirisht mund ta vendosë edhe Ekaterina Trendafilovën.”, ka shkruar ai.