Koci për protestën e sotme: Më shumë gazetarë dhe njerëz duke e pritur autobusë, sesa protestues

Avokati Arianit Koci është deklaruar i pakënaqur me numrin e protesteusve sot që dolën për të protestuar kundër paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë-elektrike. Koci tha se kjo është një katastrofë dhe se shumica të cilët e kishin kritikuar sot nuk ishin në protest. Madje Koci deklaroi se sot më tepër pati gazetarë aty, se protestues,…

Lajme

06/02/2026 14:12

Avokati Arianit Koci është deklaruar i pakënaqur me numrin e protesteusve sot që dolën për të protestuar kundër paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë-elektrike.

Koci tha se kjo është një katastrofë dhe se shumica të cilët e kishin kritikuar sot nuk ishin në protest.

Madje Koci deklaroi se sot më tepër pati gazetarë aty, se protestues, trasnmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë.

Nga organizimi jam tërhequr për shkak të konfliktit potencial të interesit.

Por sot kam marrë pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës – si qytetar.

Të gjithë flasim dhe i përkrahim kauzat. Shumë pak veprojmë. Edhe më pak protestojmë. Prandaj jemi në këtë gjendje si shoqëri.

Kjo mungesë veprimi u pa qartë edhe sot.

Përballë protestës kishte më shumë gazetarë dhe njerëz duke pritur autobusë në stacion, sesa protestues.

Turp për të gjithë ne.

Shumicën e atyre që më kanë kritikuar, sot nuk i pashë në protestë.

PS:

Ka ende arsye me protestu.

Shoqëria dhe shteti janë keq.

Do të jem në ballë të protestave të radhës, për problemet e tjera të shoqërisë./Lajmi.net/