Sekretari i FIFA-s, Mattias Grafström, uron Agim Ademin për rizgjedhjen si president i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström. Në këtë letër, FIFA përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së dhe vlerëson vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e futbollit në Kosovë, transmeton lajmi.net. Po ashtu, organizata më…

Sport

06/02/2026 12:33

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.

Në këtë letër, FIFA përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së dhe vlerëson vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e futbollit në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, organizata më e lartë e futbollit në botë shpreh gatishmërinë për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese me FFK-në, me synimin e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar lojën e futbollit në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë: 

✍️📜 Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.
🙌⚽️ Përmes kësaj letre, FIFA përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së, duke vlerësuar lart vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e lojës së futbollit.
📈🤝 FIFA shpreh gatishmërinë e plotë për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese , me synimin e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar futbollin në të gjithë Kosovën./lajmi.net/