Konferenca e Rambujesë – Hamza kujton rolin vendimtar të Thaçit: Nën udhëheqjen e tij si kryesues i delegacionit zgjodhëm paqen, lirinë dhe anën e drejtë të historisë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar sot fillimin e Konferencës së Rambujesë më 6 shkurt 1999, duke e cilësuar si një moment vendimtar në historinë e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Hamza thekson se delegacioni i Kosovës, nën udhëheqjen e Hashim Thaçit si kryesues, zgjodhi paqen, lirinë dhe anën e drejtë të…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar sot fillimin e Konferencës së Rambujesë më 6 shkurt 1999, duke e cilësuar si një moment vendimtar në historinë e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Hamza thekson se delegacioni i Kosovës, nën udhëheqjen e Hashim Thaçit si kryesues, zgjodhi paqen, lirinë dhe anën e drejtë të historisë, transmeton lajmi.net.
Ai rikujton se nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli Pavarësinë e saj.
“Dita sot është për nderimin e heronjve tanë dhe për falënderimin e të gjithë aleatëve, që na mbështetën në çdo hap të lirisë dhe shtetndërtimit. E ardhmja euroatlantike e Kosovës kërkon drejtësi e liri edhe për çlirimtarët tanë në Hagë, të cilët gjithnjë kanë qenë faktorë të stabilitetit dhe ndërtues të vizionit perëndimor të shtetit tonë,” ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
Më 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë, një moment vendimtar në historinë tonë. Kosova foli dhe vendosi për vetveten. Nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, si kryesues i delegacionit, zgjodhëm paqen, lirinë dhe anën e drejtë të historisë. Nëntë vjet më vonë, shpallëm edhe Pavarësinë e Kosovës.
Sot nderojmë heronjtë tanë dhe falënderojmë të gjithë aleatët, që na mbështetën në çdo hap të lirisë dhe shtetndërtimit.
E ardhmja euroatlantike e Kosovës kërkon drejtësi e liri edhe për çlirimtarët tanë në Hagë, të cilët gjithnjë kanë qenë faktorë të stabilitetit dhe ndërtues të vizionit perëndimor të shtetit tonë./lajmi.net/