Bidonë me mjaltë e materiale ndërtimore- Ndalohen dy raste të kalimit të paautorizuar kufitar në veri
Dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit janë raportuar gjatë 24 orëve. Njëri rast ishte në Jarinjë-Leposaviq, ku gjatë patrullimit është ndaluar vetuar të cilën e drejtonte i dyshuari. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 8 bidonë me mjaltë, të cilat janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, kurse i dyshuari në…
Lajme
Dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit janë raportuar gjatë 24 orëve.
Njëri rast ishte në Jarinjë-Leposaviq, ku gjatë patrullimit është ndaluar vetuar të cilën e drejtonte i dyshuari.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 8 bidonë me mjaltë, të cilat janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë patrullimit të policisë në Leposaivq është ndaluar automjeti/kamion, të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar po ashtu në të ndodhej edhe pasagjeri i dyshuar kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur.
“Në kamionin e të dyshuarit janë gjetur mure mbrojtëse dhe gurë për varreza. Në konsultim me prokurorin të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”/Lajmi.net/